Bislimi: Bisedimet duhet të vazhdojnë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi nuk ka treguar asgjë për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se pas marrëveshjes së sotme, Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE’së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.