Politikania serbe: Vuçiq po përgatitet për kapitullim në Kosovë

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Popullore Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “po përgatitet për kapitullim” në Kosovë.

“Nëse të dyja palët bëjnë lëshime, atëherë koncesioni i Prishtinës do të ishte të ushtrohej presioni mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është mjegull dhe rrjetë sepse është nën kushtetutën e Kosovës, dhe koncesioni i Serbisë do të ishte kapitullimi”, tha Sanda Rashkoviq Iviq për televizionin N1.

Sipas saj, Vuçiqi “de facto” po “e plotëson shtetësinë e Kosovës”.