Tifozi arab me talljen e vitit, ndal emisionin direkt dhe pyet gazetarin: Mos e keni parë Messin?

Fitorja e Arabisë Saudite ka befasuar gjithë botën e futbollit.

Tifozët e Arabisë Saudite festuan gjatë fitoren historike ndaj Argjentinës me rezultatin 1-2.

Një ngjarje interesante ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, ku një gazetar sportiv po raportohet për këtë befasi të madhe.

Por, ai u ndërpre nga një tifoz i Arabisë Saudite – i cili kishte një pyetje shumë të thjesht, por edhe aq ironike: “Ku është Messi”, pyeti tifozi dhe e kërkonte me sy argjentinasin.

Ja pamjet epike: