Anulimi i targave ilegale, dy parti serbe akuzojnë Vuçiqin për shkelje të Kushtetutës

Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) dhe Lëvizja Kombëtare e Serbëve me Kosovën “Otadžbina” ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se në kundërshtim me Kushtetutën dhe pa vendim të Qeverisë dhe Kuvendit të Serbisë, anuloi targat serbe për Kosovën.

Partia e Aleksandër Jabllanoviqit bëri të ditur se nga dita e djeshme, inspektimet teknike në Kosovë janë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, për të pezulluar çdo dhënie të re dhe vazhdimin e lejeve të qarkullimit për targa KM, PR, PZ, GL, UR, PE. .

“Kjo lëvizje e fundit dhe arbitrariteti i një njeriu shkatërroi çdo mundësi për një luftë të mëtejshme për ruajtjen e targave serbe dhe nuk ka asnjë sinjal më të qartë se tradhtia është arsyeja e kësaj drame të inskenuar dhe histerisë së paraluftës që ka ushqyer mediat shtetërore që nga maji 2022”, thuhet në njoftimin e PKS.

E nga Lëvizja opozitare “Otadžbina” vlerësojnë se presidenti serb “e ka shpërfillur Kushtetutën dhe ligjin e vlefshëm dhe ka hequr targat serbe në Kosovë”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me serbët nga Kosova dhe se kërkesa e tij do të jetë shumë e qartë për ta – të përpiqen të ruajnë paqen.

“Problemi për ne është se serbët e dinë mjaft mirë se nuk është obligim i tyre të paguajnë haraç që nuk është paraparë me asnjë ligj, ka zemërim të madh në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës.. një takim me Daçiqin, Mojsiloviqin dhe Vuçeviqin dhe më vonë do të takohem me Mojsiloviqin dhe Vuçeviçin, dhe nga data 22, 23 edhe me serbët nga Kosova, kështu që supozoj se do ta përfundojmë në mëngjes”. – tha Vuçiq.