Javën e shkuar, gjatë performancës së saj në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri mbajti veshur këmishën e bashkëshortit. Nisur nga kjo, por dhe nga komentimi i gjatë i marrëdhënies së tyre në media, Adelina flet për herë të parë mbi historinë e tyre. Në klipin përmbledhës të javës ajo ndalet nga buja e raportit të saj, te njohja e tyre, miqësia, shkëputja dhe ndjenja e fortë për njeriun me të cilin sot ndan jetën.
Adelina Tahiri: U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.
Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”.
Pas shumë përpjekjeve,thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.
Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.
Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban./tvklan.al