Kurti e Vuçiq një herë takohen ndaras, më pas pritet takim trilateral

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

“Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak do të nisin me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët.

“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë.