Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj, ka deklaruar se do t’ia sigurojë një banesë një personi të pastrehë.
Këtë gjest, Dreshaj do ta bëjë pasi e pa një reportazh që fliste për jetën e vështirë të këtij burri.
“Një shok i imi ma dërgoi këtë reportazh për këtë të pastrehë që po e bën gjumin në ambient të hapur në Gurrakoc. E përshëndes nismën e nisur për ofrimin e ndihmës ndaj këtij qytetari”.
“Prandaj, deri sa t’i bëhet një zgjidhje afatgjate, unë e marr përsipër që të paguaj një banesë të mjaftueshme për të në Gurrakoc apo Istog”, ka thënë ai.
“Kushdo që gjen një banesë për Pajazitin, të shkruaj këtu në faqen time në Facebook dhe unë do kryej obligimin posa të kthehem këto ditë nga Gjermania”. /Express