Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë në një marrëveshje në takimin në ditët në vimij në mes Kurit dhe Vucicit. Ndërkaq ai bëri të ditur se Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Escobar, ende nuk ka paraparë ende ndonjë udhëtim të ngjashëm – por as nuk është përjashtuar të ndodhë si mundësi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje gjatë ditëve në vijim, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, për gazetën online Reporteri.
Ai ka kometuar takimin e paraljmëruar në ditët në vijim në mes të kryemiistrit të Kosvës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur nëse Gabriel Escobar do të udhëtojë për Bruksel.
Në takimin e fundit Kurti-Vuciq që u zhvillua në gusht të këtij viti, nga SHBA-ja në Bruksel kishte udhëtuar edhe vetë emisari special i administratës së Biden për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar “për t’i dhënë mbështetje” takimit.
Por, në takimin e rradhës që pritet të ndodhë së shpejti, ai ka thënë se Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit ende nuk ka paraparë ende ndonjë udhëtim të ngjashëm – por as nuk është përjashtuar të ndodhë si mundësi.
“Ne këtë moment nuk kemi asnjë udhëtim për të njoftuar”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, të shtunën në mbrëmje.
Ai gjtihashtu tha se DASh shpresoj që “që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së”n pra në takim që do të mbaet ën një krizë të shkaktuar në veri të Kosovës nga dalja e qytetarëve serbë nga institucionet e Kosovës pas nisjes së implementimit të fazës së dytë të vendimit për targat ilegale KM.
Ky takim mes Kurit dhe Vucic u thirr me të premten nga shefi i BE-së Joseph Borrell pritet të ndodh pikërisht në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parasheh gjobë prej 150 euro për qyterarët serb të Kosovës që mbajnë targat ilegale “KM”.
Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.
“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, ka theksuar zëdhënës i BE-së, Peter Stano.
Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë, tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.
Nderkohë që nga Qeveria e Kosovës, të shtunën në mesditë, për portalin Dukagjini e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti në takimin që sipas tyre ka gjasa të ndodh edhe neser, të dielën e 20 nëntorit.
“Me gjasë nesër [e diele] do të ketë një takim në Bruksel [mes Kurtit dhe Vuçiqit]”, tha të shtunën zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.