Gazetari Xhevdet Pozhari, u ka reaguar deputetëve “të pakënaqur” të Lëvizjes Vetëvendosje që t’i marrin “rrogat e mëditjet”, pasi sipas tij, nëse nuk do të ishte kryeministri Albin Kurti, nuk do të merreshin seriozisht.
Në një shkrim të publikuar pak më herët në Facebook, Pozhari ka thënë se deputetët në fjalë nëse nuk do të ishte Kurti, “do ta shihnin veç në televizior”.
Ai tutje shtoi se “pallavrat e juaja nuk i kish marrë seriozisht as frizerka e Fatmire Kollçakut”.
“Këtyre deputetëve të VV-së që janë të pakënaqur me Albin Kurtin ju kisha thënë trusni qaty dhe merrni rrogat e mëditjet, se mos me pas qenë Kurti parlamentin e kishit kqyr veç në televizion dhe pallavrat e juaja nuk i kish marr seriozisht as frizerja e Fatmire Kollçakut”, ka thënë ai.