Gazetari Valon Syla ka sfiduar bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të arsyetohet për dënimin e distributorit të energjisë elektrike “KEDS”, ndërsa ndaj Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut “KOSTT” nuk ka shqiptuar një të tillë.
Gazetari Syla që e përcjell sektorin e energjisë tash e sa kohë, nuk e mbështolli kritikën e tij e as nuk priti përgjigje por drejtpërdrejtë e shpjegoi ku është telashi.
“Bordi politik i Vetëvendosjes ne ZRRE e ka denu KEDS’in pse i ka furnizu shqiptarët me rryme. KOSTT’in e ka fale sepse i ka furnizu serbët e veriut njejte me rryme, vec ata pa pare. Pra, me miliona euro te buxhetit” shkroi Syla dhe shtoi më tej. “Pse ua moret KEDS’it 11 milionë? Me e mbushe buxhetin që me pasë pare me ia dhane KOSTT’it me e furnizu veriun prapë pa pare a?”
Syla tutje shtjelloi se në ideologjinë majtiste të partisë Vetëvendosje është të shkatërrojë biznesin private dhe e kanë premtuar, por nuk është e vetmja gjë që kanë premtuar.
“Keta jane zotu mi shkatrru bizneset, edhe keto se kane mshef kurrë, po vec edhe paten premtu qe s’pagujne asni cent per Veriun. Armiku s’flen, jena ktu me jau rikujtu…”
Valon Syla më tej theksoi se nëse kjo çështje del para gjyqësorit, siç ndodh shpesh me institucionet publik do të humbin rastin tani shtohet edhe një barrë financiare për buxhetin kosovar. E shtoi edhe një vlerësim si për ZRRE dhe kryeministrin Kurti sa i përket energjisë.
“Por nëse vendoset në gjyq kjo, keni me humb si me KEK’un. Shumë bord i lodht jeni. E keni mashtru Kurtin, po neve gazetarëve që e kemi përcjellë energjetikën nga rifillimi, e keni ma vështirë”.
Me 16 nëntor Bordi ZRRE miratoi propozimin e gjobitjes së KEDS dhe KESCO ndaras me nga 8.4 milionë dhe 2.7 milionë përkatësisht. Që të dyja këto kompani kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore për të dëshmuar të kundërtën e pretendimeve të ZRRE’së se kishin rrezikuar furnizimin e rregullt të energjisë për qytetarë.