Syla: Albin Kurti lëshoj pe

Analisti politik Valon Syla ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka lëshuar pe për çështjen e targave.

Ai ka thënë se Kurti këtë e ka bërë pasi e ka parë duke iu thyer sendet në dorë.

“Albin Kurti leshoj pe. A pe shihni. Ke tu e çbo çdo punë të mirë në këtë vend e në Veri, sidomos. Për me leshu pe e mu lutë para të gjithëve, kur e pa shkatërrimin para vetës, tu ju thy sendet në dorë. Tash, Qeveria e tij, dhe ‘bordet politike’ po sillen si komesarë duke i dënu firmat me gjoba milionëshe të cilat po humbin gjyqet pastaj, kur po ju vinë ankesat. Këti as me SBASHK’un sja qiti, jo me diplomacinë amerikane e pjesët vitale të ekonomisë kosovare. Ku mbeti dinjiteti i papakave. Zbothç”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë ditës, zyrtarët e lartë qeveritarë kanë thënë se Kosova është në negociata për çështjen e targave.

Gjatë vizitës në Eestoni, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është optimist për negociatat që po zhvillohen, duke shtuar se duhet pritur rezultatin e bisedimeve.

“Jemi duke bërë çmos për ta mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist por qasja e Beogradit ka qenë shumë destruktive. Në ditët e ardhshme do të shohim se sa të suksesshëm do të jemi në negociatat e reja”, ka thënë Kurti në një konferencë të bashkët me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Kurse, shefja e grupit Parlament të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjidhja e problematikes së targave është çështje orës.