Cristiano Ronaldo ka folur hapur për rivalin e tij më të madh në fushë, Lionel Messi në një intervistë që e ka dhënë për Piers Morgan
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë ndarë skenën e futbollit për rreth 16 vite në La Liga. Sulmuesi portugez ka folur hapur për argjentinasin në intervistën e tij të plotë dhënë Piers Morgan.
Ronaldo dhe Messi konsiderohen dy lojtarët më të mëdhenj që njeh historia e futbollit. Dyshja e futbollistëve kanë shkaktuar debat në tërë botën se kush është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.
Megjithatë, Ronaldo ka shprehur një admirim për lojtarin, pavarësisht që ai ka një rivalitet të madh me Messi. Numri shtatë ka dhënë fjalë të mira për yllin e PSG, duke thënë që ai është një lojtar i madh dhe magjik.
“Ai është një lojtar i mahnitshëm. Magjik. Top lojtar. Si person, ne e ndamë skenën për 16 vite. Imagjinoni për 16 vite. Kështu që unë kam marrëdhënie të mira më të. Nuk jam shok i tij, në terma së çfarë do të thotë një shok i cili është në shtëpi me ju në shtëpinë tuaj apo flisni me të në telefon”, ka thënë ai duke folur për gazetarin Piers Morgan në Talk TV.
“Jo, por është si një shok skuadre. Ai është një djalë që unë e respektoj shumë dhe mënyrën së si flet ai edhe për mua. Madje edhe gruaja e tij apo gruaja ime, e dashura ime, ata gjithmonë kanë respekt dhe ata janë nga Argjentina”.
“E dashura ime është nga Argjentina. Shumë bukur. Çfarë të them tjetër për Messi? Një djalosh i madh i cili ka bërë gjëra të mëdha për futbollin”. /GazetaExpress/