Një djalë 10-vjeç ka shpëtuar për mrekulli nga rrëmbimi me anë të një truku, që duket si në filma amerikan.
10-vjeçari i quajtur Semy e kishte kuptuar se një grua e kishte ndjekur që nga shkolla dhe është ndalur në një dyqan duke i kërkuar shitëses që të “shtirej” si nëna e tij.
Për fat të mirë, shitësja e ka ndihmuar dhe i ka mbyllur derën gruas. Babai i djalit tha se sa herë që shikon videon i vjen për të qarë.