Jep dorëheqje ushtari kosovar, Shala: Ka parregullsi në FSK, jam i pakënaqur

Kumanovë Shala është i riu që ka dhënë dorëheqje nga ushtria e Kosovës, FSK-ja. Në një intervistë për “Indeksonline”, ai ka dhënë disa nga arsyet e dorëheqjes.

“Sot me daten 14.11.2022 pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të filloj një rrugëtim të ri jashtë ushtrisë por kjo nuk do te thotë që s’do të jem në shërbim të atdheut”, është shprehur ai.

Tutje, Shala ka theksuar se “sa here që Atdheu ka nevoje për të, ai do te jetë aty duke e mbrojtur me mish e gjak.

“… fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane. Nuk është arsye pse unë kam dhënë dorëheqje që nuk i kom kushtet e mira, shyqyr Zotit kushtet ne shtëpi i kemi mire, por tu pa shume parregullsi qe ndodhin brenda FSK-së dhe shume padrejtësi, e tu dal te rroga qe është tepër e vogël, sigurim s’ka me një mënyrë shteti nuk të përkrah hiq pse je ushtar i FSK-se”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Force dhe Sigurisë së Kosovës javën e kaluar i janë bashkuar 311 rekrutur të rinj.