Të fejuar që fëmijë, burri i betohet bashkëshorteѕ në 40-νjetorin e martesës: Deri në νdekje

Prej 50 vitesh, Agimi dhe Naxhija ndajnë një histori të bukur dhe të veçantë dashurie, e cila zë fill me fejesëën e tyre kur ai ishte vetëm 7 vjeç ndërsa ajo 8 e gjysmë. Martesa e tyre me mblesëri që u kurorëzua 10 vite pas fejesës rezultoi në një bilanc lumturie, me tre fëmijë dhe shumë respekt për njëri-tjetrin.

Për ta suprizuar në përvjetorin e 40-të të martesës, Agimi ka thirrur Naxhijen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i dhënë një mesazh në këtë ditë të shënuar.

Agim: E di se ka qenë ëndrra jote, ndoshta kurrë s’e kishim menduar se do ishim këtu, nuk e di as unë si më erdhi ideja. Dua të të them që të dua dhe të falenderoj për gjithë sakrificën që ke bërë për prindërit e mi, fëmijët.

Dua të të kërkoj falje për vitet e humbura, ndoshta ato nuk zëvendësohen kurrë, por ne kemi kaluar shumë mirë dhe besoj deri në vdekje do ia kalojmë akoma më mirë./tvklan.al