Gazetari Halil Matoshi ka rrëfyer përjetime nga burgu i Pozharvecit në Serbi në vitin 2000. Matoshi tha se aty ishte takuar me Kurtin duke treguar se i kanë detyruar të lahen jashtë në temperaturat -16 gradë celcius.
Tutje tregoi se Kryqi i Kuq ua kishte dhënë rroba se rrobat e trupit ju kishin kalbur në trup.
“Unë jam taku me zotin Kurti në burgun e Pozharvecit në Serbi dhë na kanë qitë jashtë me u la në -16 gradë Celsius. Në Pozharevc në dimrin e vitit 2000 dhe kur Kryqi i Kuq na ka shti në ato pavijonet me shporetat e zi na i kanë dhanë ka ni jakne se teshat e trupit na u kanë kalbë në trup, për herë të parë jemi ni që jemi njerëz, kur na i kanë dhanë ka ni gjys buke, jemi ni që jemi njerëz” tha Matoshi në intervistën me gazetarin Ilir Mirena.