‘Matemi kur të duash Çelik’, Limaj ia kthen Musliut: Jo me ty Gane, ti pernime je PDK

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limajt, për deklaratën e tij të sontme në Rubikon, se është PDK më shumë se krejt anëtarët e këtij subjekti.

”Matemi kur të duash Çelik”, shkruan Musliu një dedikim të saj, ndërsa ndan edhe një fotografi të ish-bashkëpartiakut të saj, Fatmir Limajt.

Pas reagimit të Musliut, erdhi përgjigja e Limajt.

“Jo me ty Gane ti pernime je”, ka shkruar ai në Twitter.