Brnabiq ‘këshillon’ BE e SHBA: Kredibilitetin e keni në dyshim, në raport me Kurtin

Kryeministrja serbe Ana Brnabic nga Singapori pati ca këshilla e ankesa për partnerët ndërkombëtarë, duke u paraqitur si e vetmja palë dëmtuar në procesin e Dialogut me Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Megjithëse, Brukseli të dyja palët i ka qortuar për qasje jo produktive dhe të papranueshme siç u shpreh Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell të hënën, kryeministrja serbe Brnabic u ankua se Kosova po tolerohet së tepërmi nga SHBA’ja dhe BE’ja. Ajo për krizën në Veri me targat e veturave dhe tërheqjen e serbëve nga institucionet i vuri të gjithë fajin qeverisë së Kosovës.
S’munden partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA të tolerojnë më shkeljen e njëanshme të të gjithë marrëveshjeve të nënshkruara dhe gjithsesi shpresoj që të arrihet një pajtim” ka thënë ajo të martën.

Ajo duke bërë dallimin se qenkan serbët në Kosovë që kanë vendosur të pavarur të tërhiqen nga institucionet kosovare pa koordinim me Beogradin, nuk po kërkojnë shumë vetëm zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara. Këtë pretendim nuk po ua merr parasysh Brukseli që i kërkon Beogradit t’i kthejë në institucione.

Brnabic shtoi më tej se nuk është e sigurt se ç’mund të ndodhë të dielën në mesnatë por pretendoi se Serbia ka çfarë të humbasë kur kihet parasysh se ka përparuar ekonomia e saj dhe rreziku qenka se ‘Prishtina dhe Kurti’ të kthejnë prapa në këtë aspekt.

“Sa me përkushtim kemi punuar që të zhvillojmë Serbinë, kështu siç punuam këto vitet e fundit, e pastaj Prishtina dhe Kurti të kthejnë të zgjidhni disa gjëra që tashmë janë zgjidhur” duke shtuar edhe një ankesë se të gjithë po pritkan që Serbia gjithmonë duhet të jetë fleksibile dhe tolerante përtej çdo mase sipas saj.