Morgan demanton mediat që shkruan se “Ronaldo ishte penduar se u largua nga Madrid”

Mbrëmë ka qarkulluar një lajm nga intervista e famshme që Ronaldo ishte penduar që do të largohet nga skuadra

Mediat nëpër vende të ndryshme nëpër botë kishin cituar gabimisht Ronaldon në lidhje me Los Blancos.

“Largimi nga Real Madridi? Gabimi dhe pendimi më i madh në karrierë. Kisha respekt aty, me donin. Nëse do të kthehesha në kohë, do të luajë atje pa para. Nuk do të duhej të largohesha nga klubi më i madh në botë. Ata me trajtonin si një mbret”, ishte një citat i shkruar nga mediat.

Intervistuesi i Ronaldos ka reaguar duke shkruar:

“46K pëlqime për një citat të rremë. Ronaldo nuk e ka thënë këtë. Shpresoj që @elonmusk t’i sanojë të tilla mbeturina”, ka shkruar Morgan. /GazetaExpress/