Infermierja e onkologjisë, Tricia Seaman ka bërë gjithmonë çmos për të ngushëlluar pacientët e saj deri në fund, por jeta e saj mori një kuptim krejtësisht të ri kur takoi Trish Somers, e cila vuante nga kanceri. Pacientja i kërkoi asaj që të birësonte djalin e saj 8 vjeçar dhe të kujdesej për të pasi të vdiste.
“A mund ta marrësh djalin tim? A do ta rrisësh nëse unë vdes?”, i tha pacientja infermieres. Seaman, një nënë e tre vajzave adoleshente dhe një djali 10-vjeçar, e diskutoi këtë me burrin e saj dhe jo vetëm që pranoi ta birësonte por e mori 8 vjeçarin në shtëpinë e tyre para se e ëma e tij të vdiste.
Kanë kaluar tetë vjet dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e familjes Seaman. Wesley i vogël tani është një 16-vjeçar i pashëm, i sigurt dhe i lumtur. ëesley, i cili kaloi vite në pikëllim pas vdekjes së nënës së tij, po jeton jetën e lumtur që ajo gjithmonë donte për të.
“Nuk mund të filloj as të përshkruaj sa me fat dhe sa i bekuar jam, jam mirënjohës çdo ditë që vendosën të na pranojnë,” tha Wesley për People. Tricia e adoptoi ligjërisht Wesley-n në korrik 2020, gjashtë vjet pasi u kujdes për të si djalin e saj. “Ai po rritet dhe po ecën përpara.