“Bira e minit 300 grosh!” / Baraliu i ashpër me propaganduesit kundër Kurtit e pro narrativës kërcënuese të Vuçiqit

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu përmes një shkrimi në facebook, ka kritikuar ata të cilët sipas tij po bëjnë propagandë ndaj kryeminsitrit Kurti.

Sipas tij, ata ose kanë humbur toruan, janë inataçorë ose janë të paguara nga buxheti ruso-serb.

“Pyetja e fundit mbetet, ku do të strehohen tugjarët pseudogazetarucë që po propagandojnë narrativin e kërcënimeve të Vuçiqit për dhunë e luftë, sepse, siç ka pas thënë paraprirësi i tyre shpirtëror e ideologjik: “bira e minit 300 grosh!”, pyet ai.

Shkrimi i plotë:

Qeveria e Kosovës në rrugë të drejtë; në përputhje të plotë me politikën amerikane dhe në rrugë të mirë për ta shpërbërë status quon kriminalistike në veri

Mashtrimit serb po i vie fundi. Siç deklaron edhe zonja Biserko, testimit që vucic po i bënë ndërkombtareve duke kërcënuar konflikt në veri nuk i parashtrohet ShBA, e cila i njeh mirë manipulimet serbe.

Strofulla e fundit e narrativit pro-vucic, që propagandon se “Kurti ka zhbërë ‘progresin’ 10 vjeçar të integrimit iluzionar (-shënim imi) sërb-kosovarë dhe ka acaruar marrëdhëniet me aleatët”, janë disa media ose budallicë, ose të paguara nga bugjeti ruso-sërb, ose inatçore që kanl hunbur toruan, dhe pa asnjë princip të profesionit gazetaresk, ose të trija këto veti bashkë. Madje, në fakt po habitem që po i publikojnë deklaratat e bashkëlidhura këtu të Bugajskit e Biserkos, por si duket kjo është kamoflazha e fundit e mbetur për sy e faqe.

Të dashur miq, diaspora shqiptare e Amerikës ka filluar tanimë një riaktivizim në mbrojtje të së vërtetës dhe së drejtës së qeverisë për të çliruar njëherë e përgjithmonë veriun e Kosovës nga banda kriminale dhe shantazhi millosheviqian orkestruar nga ish ministri i tij i propagandës dhe agjitacionit, fashistit vucic. Në këtë përpjekje, përveç që ka konsensus të plotë brenda aktivistëve tradicionalë e të rinjë, zë vend edhe vullneti i lartë për të dekonspiruar gënjeshtra të llojit “Kurti i ka prishur marrëdhëniet e mia me Amerikë”. Përveç që kjo gënjeshtër nuk ha bar, dua të ju kujtojë se qëndrimet e qeverisë së Kosovës — sado të de-vasalistifikuara qofshin — janë në përputhje të plotë me politikën amerikane, e cila ka qenë konsistente në raport me dialogun Kosovë-sërbi: një zgjidhje afatgjate dhe e drejtë me njohjen bilaterale në qendër – pikërisht siç e thotë vet Kurti dhe politikanë kosovarë para tij…

Nëse ju, miq të dashur, vazhdoni të mbetni në kureshje mbi qortimet dhe moskënaqësitë e shfaqura publikisht nga diplomatë amerikanë karshi vendimeve të qeverisë Kurti, atëherë duhet të ju kujtojë dy gjëra:

1. Ky është apriori obligim zyrtar i administratës amerikane para aleatëve evropianë të involvuar, pra një mbështetje decizive karshi planit franko-gjerma përderisa ky plan nuk ka vdekur dhe amerikanët janë pajtuar t’ua lënë ingirencat fillestare krerëve evropianë që kanë mëtuar ta zgjidhin problemin (por ky nuk është obligim për ne qytetarët e lirë e parimorë), dhe

2. Amerikanët brenda administratës pak a shumë mendojnë sikur diplomatët pa barrë momentale diplomatike, edhe nëse nuk mund të shprehen këtillë, pra mendojnë ngjajshëm sikur Delawie shprehur para ca ditësh e Bugajski më poshtë: nuk mashtrohen pra kaq lehtë nga manipulimet serbe, siç konstaton edhe vet z. Biserko.

Në fund të fundit, për sa e njoh dhe kam dëgjuar me veshët e mi Ambasadorin Hovenier, ai e ka të qartë thellë destruktivitetin e pareshtur sërbo-rus, dhe e ka të qartë që probabiliteti i vetëm real për zgjidhje të problemit sërb në Ballkan ekziston mu mbi shkopin amerikan që, pas dështimit të planit evropian, do të detyrohet të dalë në skenë dhe urdhëroj: enough is enough!(mjaft më), Kosova duhet të ecë përpara si aleate e rëndësishme e Amerikës dhe ledhatimit sërb nga Evropa e njëanshme ti vie fundi me urgjencë! Nëse kjo nuk ju besohet, kujtoni çfarë pat ndodhur me Bushin kur pat deklaruar: ” mjaft më, Kosova është e pavarur!”. Përndryshe unë jam i bindur se amerikanët me çdo çmim nuk do të lejojnë zvarritjen e problemit përtej vitit të ardhshëm, nëse jo më herët. Ky ka qenë edhe premtim në takime administratë ShBA- diasporë shqiptaro- amerikane para rreth një viti.

Pyetja e fundit mbetet, ku do të strehohen tugjarët pseudogazetarucë që po propagandojnë narrativin e kërcënimeve të vucicit për dhunë e luftë, sepse, siç ka pas thënë paraprirësi i tyre shpirtëror e ideologjik: “bira e minit 300 grosh!”. Unë u tërheq vërejtjen me dashamirësi, që të bëjnë kujdes e kthehen rrugës të së drejtës me shpejtësi, sepse kanë për të përfunduar në kosh plehrash historike, sikur prijësit e tyre të mëparmë ideologjik jugosllavistë!