Pozhari pyet Memli Krasniqin: A je idiοt politik, sipas standardeve të babait tënd?

Analisti Xhevdet Pozhari, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se PDK-ja është e gatshme ta drejtojë vendin nëse tërhiqet Kurti. Pozhari ka shpërdarë një citat nga profesori universitar, Milazim Krasniqi, njëherit babit të liderit të PDK-së, Memli Krasniqit, i cili ka thënë se “se kush nuk e kupton se Kosova është e ndarë në vitin 1999, ai është idiot politik”.

Pozhari përmes këtij postimi e pyet liderin opozitar, nëse bën pjesë në kategorinë që babi i tij, i vlerëson për idiotë politikë.

Postimi i tij i plotë:
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, paska shpreh prapë gatishmërinë me u bo kryeministër.
Ani, mirë boll.

Veç ky plaku yt që po e citojnë mediat serbe, po thotë se kush nuk e kupton se Kosova është e ndarë në vitin 1999, ai është idiot politik.
Tash, sipas standardeve të plakut tënd, ti a mendon si ai apo hyn në kategorinë e atyre që ky i ka shpallë idiotë?!