Valmire dhe Flamure Murtezi janë motra binjake që jetojnë në Belgjikë.
Njëra prej tyre, Valmira këto ditë po qëndron në Kosovë dhe ishte e ftuar në studion e emisionit “Kendiv”.
Ajo tregoi detaje interesante për raportin e saj me motrën binjake.
Tha se çka do që i ndodh njërës, i ndodh edhe tjetrës dhe se ndjesitë që kanë për njëra-tjetrën janë të mëdha.
“Pos në dashuri nuk jemi të njëjta”, tha duke qeshur më tej ajo.
Gjithashtu, nga studio Valmira këndoi një këngë dedikuar motrës së saj.