Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që t’i lërë rehat qytetarët e Republikës së Kosovës, mos t’ua djeg veturat, shtëpitë, e mos t’i rrahin ata.
Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se janë në dijeni për planet e Vuçiqit, për të cilat thotë se janë: destabilizimi i Kosovës dhe pushtimi i pjesshëm i saj, duke folur për Veriun.
“Unë kam një kërkesë, t’i lëjë qytetarët rehat, mos tjau djeg veturat, shtëpisë, mos ti rrahin ata, mos të vrasin politikanë opozitarë, këto janë detyrat e tij si president i një shteti tjetër, që të mos përzihet në çështje të brendshme të Kosovës. Unë jam i bindur që Serbisë nuk i duhet një udhëhreq autokrat sikur ai, një qeverisje e lidhur ngusht me krimin, por kjo është cështje e tyre.
E kemi një situatë krejt tjetër, e kemi një qeveri të lidhur ngushtë me krimin, plot skandale ditore, një qeveri qe e ka pastruar trurin, ku shumica janë me Rusinë e kundër NATO’së. Kur ka ardh Vuciq në pushtet, 99 për qind e politikave të sigurisë kanë qenë në linj me politikat e BE;së, për gjatë viteve ka rënie. Këtë e thojnë raportet e progresit të BE’së”.
“Ne i dim planet e Vuciqit, destabilizim të Kosovës, pushtim të pjesshëm të saj”,