Kimete Berisha kritikon gruan e Kurtit: Si jashtëtokësore, misterioze – kurrë s’e tha një fjalë për Kosvën

Kimete Berisha, opinioniste, ka shkruar një status në lidhje me udhëtimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në drejtim të Parisit, ku po mbahet Forumi i Paqes. Por, zonja Berisha ka komentuar më shumë udhëtimin e zonjës Rita Augestad Knudsen, që është bashkëshorte e Kurtit.

Ajo e ka quajtur zonjën Rita si grua “misterioze” e “jashtëtokësore”. “P.S. Përndryshe, Rita është një grua misterioze, si ‘jashtëtokësore’ për Kosovën, e cila, kurrë, asnjëherë nuk e tha një fjalë të vetme, as për 8 Mars, as për të drejtat e grave, as të fëmijëve shqiptarë. Indiferenca e saj ndaj Kosovës duket pak si përbuzje, pas si urrejtje.”, shkroi ndër të tjera zonja Berisha.

Postimi i plotë:

Në Paris, veç e veç!
Paqja i ndan Presidenten dhe Kryeministrin.
Ky do të ishte lajm i mirë, nëse Presidentja më në fund del nga ‘burgu’ i hapur i kryeministrit.
Ndodhi pa pritur, prandaj Albin Kurti mbrëmë vonë tregoi se së bashku me Ritën, si dhe 6-të persona të tjerë, do të shkojnë në Paris.

Ndoshta, tha, do të takohet me presidentin e Serbisë…
se janë dy propozime për marrëveshje me Serbinë.
Propozimet janë sekrete.

Para se të bëhej kryeministër i kishte shumë mërzi sekretet, kërkonte me mish e me shpirt t’i analizonte draftet e marrëveshjeve, para se të nënshkruheshin
por,
prej se u bë kryeministër i ka legjitimuar sekretet e tij me presidentin serb…propozimet për marrëveshje i mban fshehur…
Nëse janë kaq propozime të mira, pse nuk po na merr myzhde!

P.S. Përndryshe, Rita është një grua misterioze, si ‘jashtëtokësore’ për Kosovën, e cila, kurrë, asnjëherë nuk e tha një fjalë të vetme, as për 8 Mars, as për të drejtat e grave, as të fëmijëve shqiptarë.
Indiferenca e saj ndaj Kosovës duket pak si përbuzje, pas si urrejtje.