Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Chollet ka thënë se me presidentin serb ka ndarë zhgënjimin amerikan lidhur me vendimin e Kosovës që të mos e shtyjë zbatimin e vendimit për targat.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, thuhet në njoftimin e Chollet. /GazetaExpress