Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk gjatë intervistës pas ndeshjes së djeshme kundër Ofspor në Kupën e Turqisë, në të cilën triumfuan me rezultat 2-1 ka folur edhe për dy sulmuesit e krahut, Yunus Akgun dhe Milot Rashicën, transmeton Gazeta Metro.
Yunus Akgun është konkurrenti kryesor i anësorit kosovar për një vend në formacionin titullar. 22-vjeçari pas performancave të mrekullueshme të Rashicës, është detyruar të qëndrojë më shumë në bankën rezervë.
Sipas Okan Buruk ajo çfarë po tregon në fushë ish-futbollisti i Werder Bremen kanë bërë të ndryshojë mendimin për atë pozicion.
”Yunus e nisi mirë sezonin. Rashica luajti më mirë në ndeshjet e fundit në atë pozitë, kështu që ai mori ‘skenën’. Kjo nuk do të thotë se Yunus nuk do të ketë minutazh. Kur ai të përmirësojë performancën e tij, do të ketë shanse për të luajtur përsëri,” tha Buruk.