“Dhelpnës kur ju ka kallë bishti ka bërtitë “u kall krejt dyjeja”.
Në këtë mënyrë Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile është tallur me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me tre kryetarët e partive opozitare – temë diskutimi ka qenë gjendja në Veriun e Kosovës.
Por Haradinaj nuk ka mundur ta duronte takimin me Kurtin dhe e ka lëshuar takimin duke thënë më pas se “Kurti po mbante ligjërata”.
Sipas raportimeve Haradinaj derisa po largohej nga takimi ka thënë se “nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit”.
Informacioni nuk është konfirmuar ende, por është duke e bërë xhiron nëpër rrjetet sociale.