Ardian Çollaku, komentator politik i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti i cili deklaroi se “nuk po i lë pa bukë analistët nëpër studio televizive”.
Çollaku në Politiko tha se kryeministrin duhet falenderuar do mëngjes që nuk po i lë analistat pa punë.
“Falë z.Kurtit që s’na lë pa punë. Ky është një lajm i mirë. Duhet ta falenderojmë çdo mëngjes sa herë që çohemi sepse s’kemi pastaj çfarë të punojmë. Ishte pak shaka”, komentoi shkurt Çollaku në Politiko.
“Shpesh opozita i rri gatitun Kurtit. Në dy ose tri takime ai po e poshtëron opozitën. Kush është Sveçla sot në atë takim. Kryeministri i thërret liderët e partive opozitare, edhe Sveçla nuk e ka vendin aty”, tha Çollaku