Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi ka dhënë një deklaratë tejet të vrazhdë. Gjatë mbrëmjes së sontme, ai ka krahasuar punën e gazetarëve kosovarë me të atyre serbë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Gashi i ka quajtur debilla gazetarët e Kosovës, pasi çdo i dyti e pyet Kurtin se kur do të themelohet Asociacioni, ndërsa kur është puna te serbët, asnjëri prej tyre nuk e pyet Vuçiqin se kur do ta njihni Kosovën.