Dalin pamjet nga ceremonia e varrimit të heroit Ilir Konushevci – VIDEO

Janë bërë publike pamjet nga ceremonia e varrimit të Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci. Ai i takonte grupeve të para të armatosura që zgjodhën rrugën e luf.tës së ar.matosur për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore.

Në këtë ceremoni lamtumire ishin të pranishëm familjarët e tij, babai Haliti, gruaja Luljeta, vëllai Sajmiri, dhembja e të cilëve ishte e papërshkrueshme.

Përveç këtyre në këtë ceremoni varrimi kanë marrë pjesë shumë bashkëluftëtarë të Ilirit, Naim Hyseni, Naim Haziri, Florin Krasniqi, Bekim Kelmendi, dhe bashkëpunëtorët Ram Maraj, Nazmi Zuka dhe një numër i madh i qytetarëve të vendit.