Sali Berisha thotë se Adem Jashari ka qenë nën udhëheqjen e presidentit Ibrahim Rugova (VIDEO)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë dhënë për emisionin Kojshia Show, ka treguar për stërvitjet e komandantit legjendar Adem Jashari në Shqipëri.

Berisha ka thënë se Adem Jashari dhe grupet e UÇK’së të cilat stërviteshin në Shqipëri gjatë viteve 1991 dhe 1992, kanë qenë nën udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe presidentit Ibrahim Rugova.

“Kurrë nuk është arrestua, përkundrazi, janë stërvitur, janë mbështetur, sipas rastit janë armatosur. Me Adem Jasharin nuk ka ndodh kurrë. Adem Jashari ka ardhur këtu në 1991, në 1992. Në vlerësimin tim, ai është themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe legjenda e saj. Adem Jashari ka qenë nën udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe presidentit Ibrahim Rugova. Kanë qenë mbi bazën e një marrëveshje midis presidentit Rugova dhe autoriteteve shqiptare. Ai ka thënë se UÇK’në e kanë themelu ato grupe, të cilat sipas tij, nuk kanë qenë të pakta. Janë stërvitur në Tiranë, në Labinot në Dajt dhe në vende të ndryshme”, ka deklaruar Berisha.

Ndiqeni minutën e 50:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e tij të plotë.