Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se vendosja e flamujve shqiptarë në Veri është “interes i Serbisë”.
Ai thotë se Serbia ka problem me Kosovën jo me Shqipërinë.
Sipas tij Shqipëria sot ka raporte shumë të mira me Serbinë
“Ky âsht interes i Serbisë! Serbia nuk âsht në konflikt me Shqipni por po e lufton Republikën e Kosovës, o të marrë! Bile Shqipnia ka marrdhëniet ma të a avansueme me Serbinë, që nga viti 1981”, ka thënë Matoshi.
“Patriotët e mençur do të vendosnin flamurin e Kosovës, nëse veç duen të japin ndonji mesazh”.
“Nashta pavetëdijshëm por kjo që dikush po e bân në veri, i ndihmon shumë kauzës së Vučić-it dhe Putinit”,ka thënë ai. /Express