Këngëtari ѕhqiptar dhuron 5000 euro рër fondin e Uѕhtrisë: Ndoshta janë pak, po neѕër bëhen më ѕhumë

Këngëtari kosovar Labinot Tahiri, i cili njihet për publikun si “Labi”, ka treguar shpesh anën e tij humane, duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

Së fundmi ai ka njoftuar se do të vazhdojë me mbrëmje muzikore në disa vende brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Labi thekson nga se të ardhurat që do të fitojë nga këto koncerte, 5000 euro do t’i dhurojë për fondin e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Mirëdita shqiptar qeveri e Kosovës dhe klasa politike e shqiptarêve kah do që ju qeverisni e jeni nëpër institucione.

E dim mirë që rrethanat në kētë vendin tonë mund të na ndryshojnë por, bindjen dhe dashurinë për vendin nuk ka shancë dhe nuk mundet e po ashtu nuk është e drejtë të na e manipulojë askush. Ne jemi të vetëdishëm si shqiptar se si funksionon kombi ynë dhe pa dallime partiake ju lus të fukosohemi në atdhe.

Tani mbrēmjet e mia të radhës janë nē Oslo, Londër Kosovë dhe Tiranē, dhe nga këto mbrëmje që do të këndojë për festën e flamurit Kombëtar, me krenarinē më të madhe si shqiptar i trojeve tona i dhuroj sërish edhe 5000€ për buxhetin( fondin) e ushtrisë së Kosovës.

I lus të gjithë shqiptarët pa dallime partiake të dhurojnë sa të mundeni sepse një ditë do t’a kemi nevojën për ushtrinë edhe më tē fortë.

Këto para do t’i deponoj me date 28 nentor. Ndoshta janë pak, por një ditë bëhen më shumë.

Zoti e bekoftë kombin tonë shqiptar.

Labi Kosovë e Shqipërisë!