Me një mesatare të shpenzimit prej 18.4 kWh në 100 kilometra, duke mos i llogaritur humbjet e tjera, shpenzimi i një veture elektrike rritet në 23.6 kWh në 100 kilometra.
Para mbushjes së veturës elektrike gjithashtu ekzistojnë humbjet, e në fund shumicën e tyre i paguan shoferi, transmeton Telegrafi.
Profesori Thomas Koh nga Instituti për Teknologji në Karlsruhe (KIT), ka përllogaritur sasinë e energjisë së nevojshme për punën e një veture elektrike – nga mbushja e baterisë e deri të vozitja.
KIT gjithashtu ka përllogaritur humbjet e energjisë që zakonisht nuk merren parasysh, e këto humbje janë në linjat e tensionit të lartë, transformimin e rrymës, humbjet në rrjetin shpërndarës dhe gjatë mbushjes së veturës.
Në këtë apo një mënyrë tjetër, të gjitha këto i paguan shoferi apo pronari i veturës.
Ndryshe, kushtet e caktuara, siç janë temperaturat e ulëta apo edhe humbja e shpejtësisë në mbushësin e shpejtë, nuk janë marrë fare parasysh.
Në këtë humbjet do të ishin akoma më të mëdha sipas institutit gjerman KIT. /Telegrafi/