Vitija: Osmani zgjodhi të operohet në spitalin privat që udhëhiqet nga kirurgu që ia la “gazen” në trup pas operacionit një pacienti

Gazetari që ndjekë fushën e shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani zgjodhi që të operohet në një spital privat në Prishtinë.

Vitija ka thënë se ky operim bëhet nga viti 2004 në QKUK.

Ai thotë se Osmani i ka besuar një krigu që para disa javësh akuzohet nga një pacient se i ka harruar “gazen ne trup pas operacionit”.

“Eshte e drejte e secilit me zgjedh institucionin ku don me u trajtu, ama si Presidente do te duhej me qene aq e pergjegjshme sa me ia besu shendetin nje spitali publik para atij privat. Kjo zgjedhje e saj çon mesazhin se kirurgeve ne publik “nuk iu besohet”, e qe ne fakt nuk eshte ashtu sepse ne QKUK ka super-kirurg qe idhza per ta eshte ‘hajgare’.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Heqja e temthit (idhzes) ne QKUK kryhet me laparaskopi nga kirurget qe nga viti 2004. Eshte nje nga procedurat rutinore. Bile edhe ne spitalet rajonale ne vitet e fundit aplikohet kjo metode.

E Presidentja Osmani para spitaleve publike zgjodhi nje spital privat per ta kryer kete procedure.

I ka besuar me shume nje spitali privat i cili udhehiqet nga nje kirurg i cili para disa javesh eshte akuzuar nga nje pacient se i ka harruar gazen ne trup pas operacionit. I njejti me pas eshte trajtuar ne QKUK.

Eshte e drejte e secilit me zgjedh institucionin ku don me u trajtu, ama si Presidente do te duhej me qene aq e pergjegjshme sa me ia besu shendetin nje spitali publik para atij privat. Kjo zgjedhje e saj çon mesazhin se kirurgeve ne publik “nuk iu besohet”, e qe ne fakt nuk eshte ashtu sepse ne QKUK ka super-kirurg qe idhza per ta eshte ‘hajgare’.