Blero banori tjetër më i ri i ‘Big Brother Vip Kosova’?

Jeta e tij private ishte në kulminacion përgjatë muajve të fundit, kjo sepse Blerim Muharremi i njohur për publikun si Blero i dha fund martesës së dytë.

Ai dhe Afrona Dika u martuan me një ceremoni luksoze në bregdet me shumë të ftuar, por, përralla e dashurisë së çiftit të këndshëm mori fund pas 3 viteshe duke e lënë pas të kaluarën.

Blero gjatë kësaj kohe hezitoi të intervistohet e të ndajë me audiencën edhe këtë informatë, por faktet tashmë janë aty, e, sot u mesua një tjetër informacion per te dhe ka të bëj me ‘Big Brother Vip’.

Listës si duket i’u shtua edhe një emër: Blero por akoma nuk është 100% e sigurtë duke i ditur angazhimet e këngëtarit kosovar. /nzoom