Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me lajmin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një operacion në spital privat dhe jo në atë publik.
Haxhiu është shprehur se një veprim i tillë është mosbesim ndaj mjekëve në sektorin publik.
“Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës, nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik. Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat. Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.”, ka shkruar Haxhiu.
Vizitat e presidentes në SHSKUK, Haxhiu i ka quajtur marketing politik.
“Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!”, ka shtuar ai.