Syla: Në Kosovë i rrehin edhe plakat, e kur dalin jashtë nuk ju nihet zëri e punojnë si skllevër

Gazetari Valon Syla ka reaguar për rastin e tmerrshëm në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Ai shkruan se Kosova është ën krizë morale.

Postimi i plotë:

Plaka që e rrehshin infermieret është nëna e Taulant Nurës, dëshmor dhe ushtar i UÇK’së.

Kosova është në krizë morale të skajshme.

Mungesa e njerëzisë dhe respektit për njëri tjetrin, urrejtja, gjelozia dhe poshtërsia, dhuna dhe lincimi i ka kaplu kosovarët.

Një popull i tërë, pret i gatshëm me dalë jashtë. Në Kosovë e bëjnë punen shkel e shko, bile i rrehin edhe plakat. Ndërsa, kur dalin jashtë nuk ju ndihet zëri dhe punojnë si skllevër, duke vazhduar tu e sha Kosovën prej atje, që shkuan pardje.

E gjithë kjo në esencë është krizë e madhe e identitetit, përkatësisë dhe mosnjohjes së vlerave themelore njerëzore e besa edhe shqiptare.

Në këtë ditë, kjo pjesë e çoroditur e Kosovës përpos që se kryen punen e vet qysh duhet, e bjen në gjunj një pjesë tjetër të popullit, që duhet ti kërkoj falje përjetësisht kësaj gruaje, kësaj nëne që edhe djemt i dha për këtë vend.

Marre për të gjithë ne si shoqëri. E pastaj marre për këto sadistet me mantilla të bardhë.

Na fal Zoja Minire Nura.