Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka folur për propozimin franko-gjerman, për të cilin thotë se e ka lexuar dokumentin që nga paragrafi i parë e deri tek i fundit.
Hoxhaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ky dokument është një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut, ku do të duhej të negociohej një marrëveshje.
“Unë kam pas shenjat e para dikun në fund të gushtit, që në Kosovë mund të hyhet në një fazë intenzive. Unë mendoj që Kurti e kanë pas këtë dokument para shumë javësh. Por një pjesë e opozitës kanë arritur të informohën nga ndërkombëtarët për këtë propozim. Nuk mendoj që në këtë fazë mund të bisedojmë për atë që do të refuzohet apo pranihet. Dokumenti është vetëm një udhërrëfyes për një fazë të re të dialogut. Mbi këtë dokument do të duhej të negociohej një marrëveshje”, tha ai.
Sipas tij, Kosova duhet ta pranojë këtë propozim.
“Në pikpamjet time, Kosova duhet t’i thot Po dokumenteit. Aktualisht jemi në një situatë poltiike, njeriu i cili mund të arrijë marrëveshje me Serbinë është Kurti, qytetarët ia kanë dhënë atij votat…”,
Hoxhaj tregoi se për çka flitet në propozimin franko-gjerman.
“Unë e kam parë dokumentin, nga paragrafi i parë deri tek i fundit. E para që aty flitet përnjëmend për barazi mes shteteve sovrane, dhe i referohet kartës së OKB’së. Në një procec të negocimit Kosova dhe Serbia janë shtete të barabarta dhe sovrane, që prepupzon, edhe marrëveshja finale dhe njohja e ndërsjelltë, mund të jetë cak final i këtij dokumenti”, tha ai.