Këtë e bëri të ditur sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku me anë të një postimi në Facebook.
Ai tha se protesta po organizohet për shkak se pushteti i VV-së po do t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.
Postimi i plotë i Klinakut:
Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo.
Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, prej orës 10:00, të mbahet protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.