Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se “është mirë opozita me pas pikënisje çfarë është mirë për kombëtarët, jo vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët”.
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për mos shtyrjen e vendimit për targa.
“Pozicionet e komplet opozitës janë, “po na prishni me ndërkombëtarë!” Nuk tregojnë nëse vendimi i Qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkombëtarëve”, ka shkruar Basha në Facebook.
Ai po ashtu ka thënë se ndërkombëtarët ishin pro referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë
“Ndërkombëtarët kanë pas mendu njejtë edhe për referendumin, pastaj dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por po besoj jeni bind se ne patëm të drejtë”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, sot ka nisur edhe zbatimi gradual i vendimit të Qeverisë për targa, deri më 21 nëntor do të jetë faza e qortimit.