Instagram ka konfirmuar se po ballafaqohet me disa defekte teknike, të cilat i raportuan sot përdoruesit e këtij rrjeti social.
“Jemi të vetëdijshëm se disa po kanë probleme t’i qasen llogarive në Instagram. Jemi duke bërë përpjekje ta rregullojmë këtë çështje dhe i kërkojmë falje të gjithëve për shqetësimin”, thuhet në kumtesën e Instagram, transmeton Telegrafi.
Raportimet për probleme në Instagram filluan në orët e para të mëngjesit të sotëm – madje fillimisht u raportuan nga Doëndetector.
Disa prej përdoruesve janë ankuar në Twitter se llogaritë e tyre të Instagram janë pezulluar, pavarësisht se nuk kanë pranuar ndonjë paralajmërim për shkelje të rregullave.
Shumë prej tyre kanë pyetur se pse llogaritë e tyre janë pezulluar, madje thonë se asnjë arsye nuk kanë pranuar nga shërbimi për mbështetje teknike. /Telegrafi/