“Kiria” aрo “qiria”, Eni Çobani рrovon të flaѕë greqiѕht! Arditi i bën komentin eрik

Gjatë “Shihemi në Gjyq” nuk kanë munguar as batutat mes Gazmendit, Eni Çobanit dhe Ardit Gjebreas. Për shkak se Gazmendi ka probleme me gjuhën shqipe dhe në disa fjalë shprehet greqisht, bëri pak “lëmsh” ndërmjetësen e rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan me një emërtim. Kjo shkaktoi jo pak të qeshura ndërsa Gjebrea, i cili e mori me shumë humor, bëri dhe një reagim epik duke i thënë Çobanit se “u bë meme”.

Gazmend: Kiria Eni… se i thashë greqisht kiria. Eni Çobani: Qiria çfarë? Zonja Eni? Ardit Gjebrea: Sapo u bëre “meme” zonja Eni.

Gazmend: Më falni, kështu qeshin edhe me mua, kështu si po qesh zonja Eni tani qeshin edhe me mua… Eni Çobani: Jo thashë se mos e shqiptova gabim…

Ardit Gjebrea: Jo, jo ju e thatë shumë mirë zonja Eni. Gazmend: Siç po qesh zonja Eni tani, ashtu qeshin edhe me mua në Greqi kur iu them emrin.

Ardit Gjebrea: Si i thatë ju zonjës Eni tani? Gazmend: Kiria Eni. Eni Çobani: Kiria, e tha me “k” se unë e thashë me “q”, kështu që…ndjesë.

Gazmend: Kuptoni si jam unë në atë kohë kur njoh njerëz? Eni Çobani: Mirë, thuhet kiria apo qiria që ta di unë tamam?

Gazmend: Kiria. Eni Çobani: Qiria. Kiria? Gazmend: Tani shqip është tjetër. Ardit Gjebrea: Eh, për sa kohë që thotë “shkip”, e kuptuam se si duhet thënë.