Super lajm për punëtorët e sektorit publik, kaq para do të marrin ekstra

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator.

Sipas tij, sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor.

Ai shtoi se nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator.

“Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”, shkroi ai në Facebook. /Insajderi/