Shefi ushtarak i Ukrainës pretendon se Putini po përdor tri dubla (clone)që kanë bërë operacione plastike

Presidenti rus Vladimir Putin po përdor të paktën tre dubla që kanë bërë operacionet plastike për t’u dukur si ai, pohon shefi i inteligjencës së Ukrainës, i cili spekulon se ato po përdoren për të mbuluar humbjen e kontrollit të tij në Kremlin.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake, thotë se qeveria e Ukrainës është aq e hutuar nga strategjia katastrofike e pushtimit të Rusisë, sa që pyet veten nëse Putini është ende duke marrë vendimet kryesore, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se “pavarësisht se sa i keq” ishte Putini në të kaluarën, “ai nuk ishte një idiot”, por vazhdon të argumentojë se lufta e Rusisë “nuk ndjek asnjë logjikë”.

Budanov shton: ‘Pyetja e madhe është nëse Putini i vërtetë ekziston ende?’

Reklama
Sugjerimi i jashtëzakonshëm, mes thashethemeve të përsëritura për shëndetin e Putinit, erdhi në një intervistë ekskluzive me njeriun që shihet si armiku numër 1 publik i Moskës pas një sërë sulmesh shkatërruese ndaj interesave ruse.

Budanov thotë se ata kishin detektuar dubla të Putinit në të kaluarën duke i qëndruar atij në ‘raste të veçanta’, por tani është ‘praktikë e zakonshme’. “Ne dimë konkretisht për tre persona që vazhdojnë të shfaqen, por sa janë, nuk e dimë”, thotë ai. “Të gjithë kanë bërë operacione plastike për t’u dukur të njëjtë.

“E vetmja gjë që i dallon ata është gjatësia e tyre. Është e dukshme në video dhe foto. Gjithashtu gjestet, gjuha e trupit dhe veshët, pasi janë unike për çdo person.’

Reklama
Budanov refuzon të merret me çështjen nëse Putini është zhdukur, për shkak të sëmundjes apo pas një lufte për pushtet. Ai zbulon se Kremlinit po i mbarojnë raketat e drejtuara dhe beson se nëse Ukraina çliron qytetin jugor të Khersonit, kjo mund të ketë pasoja dramatike për regjimin rus. /Telegrafi/