Krasniqi: Kurti është mashtrues dhe zhvatës

MemIi Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës AIbin Kurti, mashtrues dhe zhvatës.

Krasniqi tha se nga 1 qershori, deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë.

Nga to, sipas tij rimburësimin e polisës së sigurimit, e kanë marrë vetëm 8 mijë e 845 prej tyre.

Ai tha se ka ndodhur për shkakt të procedurave burokratike që ka vendosur qeveria.

“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qverisë së AIbin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre” – tha Krasniqi.