Tomë Gashi i gatshëm të vendos bast 150 mijë euro se do të ketë edhe ‘Qeveri Kurti 4’

Avokati, Tomë Gashi është përfshirë në debatin që ka nisur të bëhet për renditjen e Kosovës në raportin e publikuar nga “World Justice Project”, për sundim të ligjit.
Gashi pretendon se do të ketë “Qeveria Kurti 4” dhe se atëherë Kosova do të renditet e para në raportin e WJP-së.

Ai ka kërkuar që kjo të mbahet mend teksa ka thënë se është i gatshëm të vë bast prej 150 mijë eurove me këdo që nuk beson.

Postimi i plotë:

Mane mend

Me qeverin Kurti 4 Kosova do te behet e para!

Qe doni lidhemi me nga 150🐀ojro nese nuk i hargjoj per do kontrolla ne 🇨🇭😉

O te hanen kthehna pasha … nejse