Pasi Golden Eagle Ylli e fitoi për herë të dytë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll, duket se festa po vazhdon ende në Suharekë.
Trajneri i skuadrës kampione, Adis Beciragic, ka publikuar sot një video nga festa atje, shkruan Gazeta Express.
51-vjeçari ka festuar me këngën e njohur “Sve Je Laz” të këngëtarit të njohur boshnjak, Dino Merlin.
Kujtojmë se edhe Beciragic vije nga Bosnje Hercegovina.