‘Ku e blen mallin?’, Ronela Hajati iu përgjigjet ndjekësve

Ronela Hajati nuk heziton asnjëherë t’i thotë hapur mendimet e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe me videot apo fotot që poston në Instagram.

E shpesh ajo përballet me komente pozitive por edhe negative.

Së fundmi, Ronela ka reaguar ‘ironizuar’ komentet që i bëjnë me lëndët narkotike kur shikojnë që qesh shumë apo poston video funny në ‘Instagram’.

“Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: Paske pi içik o jeta, Ku e ble këtë mallin, Sa paske pi mi.”, shkroi këngëtarja.